Will Smith ka publikuar një video në të cilën ai përsëri i kërkoi falje Chris Rock që e goditi në ‘Oscar 2022’.
Smith, i cili fitoi çmimin për ‘Aktorin më të mirë’ për rolin e tij në “King Richard” natën e famshme të 27 marsit të 2022, pranoi se ishte “mjegulluar” në momentet pas shuplakës dhe kjo është arsyeja pse ai nuk i kërkoi falje komedianit në fjalimin e tij të pranimit të çmimit.
“Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të më kontaktojë,” thotë Smith në video. “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që je gati të flasim.”
Smith, 53 vjeç, më tej i kërkoi falje nënës së Rock-ut dhe vëllait të tij Tony Rock. “Kjo ishte një nga gjërat që nuk e kuptova në atë moment ,” vazhdoi Smith. “Nuk po mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment. Unë dua t’i kërkoj falje nënës së Chris, familjes së Chris, veçanërisht vëllait të tij Tony Rock.” Ai shtoi, “Kjo ndoshta është e pariparueshme.”
Ylli i “Fresh Prince of Bel-Air” sqaroi se gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, nuk i tha të bënte diçka të tillë pasi ajo rrotulloi sytë kur dëgjoi shakanë me alopecinë që shkaktoi konfrontimin mes tyre. Ai tha gjithashtu se zhgënjimi i njerëzve, përfshirë gruan e tij, ka qenë gjithmonë makthi i tij më i keq.
“Të zhgënjej njerëzit është trauma ime më e madhe. Unë e urrej kur i zhgënjej njerëzit, kështu që më dhemb psikologjikisht dhe emocionalisht të di se nuk jam në përputhje me imazhin dhe përshtypjet që njerëzit kanë për mua,” shpjegoi ai. “Jam thellësisht i penduar dhe nuk kam turp nga vetja të them se jam penduar.”
“E di që ishte konfuze. E di që ishte tronditëse, por ju premtoj se jam thellësisht i përkushtuar për të vendosur dritën, dashurinë dhe gëzimin në botë,” përfundoi ai.
Ylli i “I Am Legend” fillimisht i kërkoi falje aktorit të “Down to Earth” një ditë pas ndarjes së çmimeve të Akademisë në një deklaratë të gjatë të postuar në mediat sociale. “Isha jashtë vijës së logjikës dhe gabova”, shkroi ai. “Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”