Lajmi që një majmun në Sarandë ka “rrahur” disa policë bashkiakë, u shpërnda rrufeshëm në rrjetet sociale.

Shumë dyshuan për vërtetësinë e lajmit, pasi ishte në kufijtë e të pabesueshmes.

Në fakt nga pamjet e siguruara nga gazetarja Shpresa Dine për BalkanWeb, duket majmuni “boksier” i Sarandës, i cili shpëtoi nga kafazi i një subjekti privat e më pas u bë “i shumëkërkuar” nga blutë e qytetit bregdetar.

Majmuni ka shijuar lirinë rrugëve të Sarandës, duke u endur kangjellave dhe ende “është në kërkim”, duke u kthyer edhe në shqetësim për banorët që lexuan dje lajmin.