Konvikti i qytetit të Burrelit drejt përfundimit të rikonstruksionit të plotë. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj bën me dije se fëmijët e zonave të thella, kryesisht nga Selixa, Macukulli, Komsi e Derjan tashmë do të mund të ndjekin mësimin e ciklit 9-vjeçar në kushte shumë më të mira dhe dinjitoze.
“Shqetësimi i vetëm i fëmijëve duhet të jenë mësimet dhe ne do bëjmë çtë mundim për t‘u siguruar atyre kushtet maksimale për të marrë arsimin e duhur”, shkruan Malaj.