Nga Alban Daci

Optika nacionaliste e primitive si sulm ndaj Dritanit!

Kohët e fundit patriotët dhe nacionalistët që shpesh fshihen pas një tastierë janë shtuar aq shumë sa ndoshta po të ishte gjallë Isa Boletini do i kishte zili e po ashtu do i kishin zili edhe shumë patriotë të vërtetë që kanë sakrifikuar edhe jetën për Atdheun e këto po sulmojnë Dritan Abazoviç si tradhtarë! Pa sa tradhtarë është sot Dritan Abazoviç? Dritani është rritur në një shtet që quhet Mali i Zi, që nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij shqiptare! Sot, Abazoviç është kryeministri i Malit të Zi dhe ka detyrime kushtetuese të Qeveris të këtij shteti, pa parë kombësinë apo etnitë! Mali i Zi është drejt një modeli të detyruar multietnik e për pasojë, etnia është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të Shtetit, por jo cilësi për të bërë dallime mbi cilësinë e qeverisjes! Për Abazoviç, ka edhe shqiptar edhe malazezas, por në fakt ka vetëm shtetas të Republikës së Malit të Zi! Dritan Abazoviç, i ndihmuar edhe nga rrethanat, jo vetëm nuk është tradhtar i shqiptarëve siç duan ta sulmojnë apo siç po e sulmojnë në fakt disa, por ka arritur të bëj gjestin më patriotik që se ka bërë asnjë shqiptar tjetër në 200 vjet, sepse arriti të bëhet Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi dhe në fakt për këtë arritje, shqiptarët në Mal të Zi kanë shumë pak kontribute, sepse edhe në cilësinë e numrave, ata nuk mund ta zgjedhin një Kryeministër. Pra, ky është suksesi personal i Dritan Abazoviç dhe falë strategjive të tij politike apo nuhatjeve të tij! Kaq, mjafton, që të paktën të gjithë shqiptarët të heshtin ndaj tij e pse jo edhe t’i jenë mirënjohës! Sulmet e nacionalistëve shqiptarë ndaj Dritanit janë vetëm një optikë primitive që në fakt edhe pse mendojnë se po e dëmtojnë atë po e forcojnë dhe po e bëjnë të duket më shumë malazez sesa shqiptarë!

Dritan Abazoviç a është shërbëtor i Vuçiç?

Akuza që qarkullon kohët e fundit pas vizitës të Dritan Abazoviç në Beograd është se ai është shërbëtor i Vuçiç! Sa qëndron kjo? Harrojmë ose duam të harrojnë se Dritanit është kryeministri i Malit të Zi dhe nuk është kryeministri i një shtetit eskluziv shqiptar! Mali i Zi edhe pse është konsideruar besniku i fundit i Serbisë në ish Jugosllavi, ka bërë zgjedhje dhe orientim që s’ka më asgjë të përbashkët me Serbinë, sepse nuk ka zgjedhur neutralitetin, por anëtarësimin në NATO dhe po ashtu falë impenjimit të Abazoviç ka marr një intensitet tjetër edhe procesi i anëtarësimit europian e kjo duket nga agjendat e rëndësishme që ka vendosur në plan të parë që nga marrja e detyrës! Gjithashtu, në planin personal, Abazoviç nuk ka asnjë interes të jetë nën hijen e Vuçiç, sepse cenon hapur dhe pa mëdyshje pushtetin e tij në Mal të Zi, sepse dobëson sovranitetin e këtij të fundit dhe rrezikon të kthehet në një aktor kukull!

Po e akuzojnë për marrëveshjen me Kishën Serbe!

Në fakt, ka një arritje të madhe në këtë drejtim, sepse Kisha Serbe ka pranuar të ulet, të negocioj dhe të bëj një marrëveshje me Qeverinë e Malit të Zi dhe kjo i ka rritur forcën dhe prestigjin e shtetit të Malit të Zi, po ashtu ka rikonfirmuar edhe njëherë vullnetin e Dritan Abazoviç për të bërë histori si kryeministër duke bërë arritje të rëndësishme që të tjerët para tij për të mbajtur pushtetin e për të mos humbur numrat nuk i kishin futur në rendin e ditës! Dritan Abazoviç ka theksuar edhe ditët e fundit se pushtetit për të nuk është qëllim në vete, por mision për të qeverisur me sukses Mali e Zi! Marrëveshja me Kishn Serbe ishte e detyrueshme! Humb gjithmonë e ai që nuk hyn në asnjë marrëveshje dhe fiton ai që në marrëveshje hyn me një qëllim të caktuar dhe të palëkundur! Ka plotë histori të marrëveshjeve me besimet fetare! As marrëveshjet e Musolinit me Vatikanin nuk ishin të thjeshta që u konkluduan me paktet e 29 të quajtura “Lateranensi”! Firmosja e këtyre paktev e nuk ishte e thjeshtë as në fazë negociatash e as në nënshkrim, por ishin të detyrueshme dhe të pashmangshme. Musolini nuk u konsiderua tradhtar për nënshkrimin e këtyre pakteve!

Nga vijnë sulmet ndaj Dritanit?

Vijnë nga një grup politikanësh kryesisht nga Kosova që e shikojnë me xhelozi suksesin e tij e kanë merak çështjen e parisë! Vijnë pikërisht nga Kosova që nuk që në gjendje të bënte me sukses as procesin e demarkacionit me Malin e Zi si një proces që mbi të gjitha do të mbronte tërësinë territoriale që u kishte garantuar Tito në ish Jugosllavi! Vjen nga ajo pjesë e botës shqiptare që më paranojat e tyre të nacionalizmit primitiv dhe me zgjedhjen e izolimit po i shërbejnë kauzës së Serbisë e po dëmtojnë rëndë të ardhmen e Kosovës dhe jo vetëm! Kjo kategori, që luftë s’kanë bërë kurrë dhe që pushkën se kanë prekur kurrë më dorë, duan dhe ja kërkojnë ta bëj Abazoviç, i rritur dhe i shkolluar në ish Jugosllavi! Udhëheqësi që e ka dëmtuar me shumë se kushdo rolin e Serbisë në Jugosllavi është padyshim Marshall Tito, i cili kurrë nuk foli publikisht për superioritet apo inferiotet etnik, por në plan të parë gjithë kohës pati Kroacinë, zhvillimin e saj duke e bërë një ndër republikat me të zhvilluara dhe me mirëqenie mjaft të lartë ekonomike duke u krahasuar pa problem edhe me Italinë! Dritan Abazoviç është kryeministër i Malit të Zi dhe ka detyrime kushtetuese, por me ardhjen e tij, sigurisht që shqiptarët janë më mirë se më parë e do jenë akoma edhe më mirë në të ardhmen!