Një sherr me grushte ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë.
Sipas policisë, 65-vjeçari I.B dhe 64-vjeçari Z.D., të dy banues në Tianë, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Pas sherrit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimi penal në gjendje të lirë për të dy.
Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.