Ditë të rëndësishme te Lazio. Së fundmi është folur gjatë në media për marrëdhëniet mes drejtorit sportiv Igli Tare dhe Presidentit Lotito. Sipas asaj që është shkruar gjatë kësaj periudhe, thuhet se Tare dhe Lotito kanë prishur raportet mes tyre.

Michele Crisciello për Sportitalia zbulon se ka patur një telefonatë mes drejtorit shqiptar dhe klubit të Parmës në Serie B. Në bazë të asaj që është diskutuar, mund të kemi një akord 2 vjeçar, me fitim prej 800 mijë eurosh në sezon. Gjithçka do të kuptohet me kalimin e ditëve, nëse media italiane e sipër-përmendur ka thënë të vërtetën apo jo.