Një vjedhje e pazakontë ka në Selanik, ku një 40-vjeçar ka hyrë në dyqan në Asprovaltas pasditen e djeshme dhe ka grabitur një shumë parash nga kasa.

 

Menjëherë sapo është njoftuar Policia nga qytetarët, burri është zhytur në det për të shmangur arrestimin e menjëhershëm.

 

Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota, pasi efektivët kanë arritur ta arrestojnë.

 

Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pako të vogla me heroinë.

 

Tashmë 40-vjeçari ndodhet në pranga dhe do të dalë para gjykatës për akuzat që rëndojnë mbi të.