Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos, ku një 30 vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

50-vjeçarja është dërguar në spital në gjendje të rëndë me plagë në bark, kofshë dhe qafë.

Në momentin që është arretuar 30-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Fier/Informacion shtesë

Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.