Më datë 25 gusht, Air Albania do të shndërrohet në një arenë të vërtetë teksa impianti kombëtar do të jetë në dispozicion të Florian Markut.
Boksieri shqiptar do të ndeshet para publikut të tij ashtu siç edhe e kishte ëndërruar ndërsa së fundmi vetë lushnjari ka zbuluar edhe emrin e kundërshtarit, i cili do të jetë një meksikan.
Fjala është për Miguel Parra Ramirez dhe ndeshja ndaj meksikanit do të jetë e vlefshme për titullin WBC Silver Interim. 28-vjeçari nga Meksika ka zhvilluar 23 ndeshje në karrierë duke fituar 20, humbur 2 dhe barazuar 1. Aktualisht, Marku mban titullin e IBF International welterweight, të cilin e vendosi në lojë në muajin prill ndaj Chris Jenkins dhe ia doli ta ruante me sukses duke qenë se në arenën e Newcastle Arena fitoi falë një Knock-Out teknik në raundin e katërt.
Tashmë, 29-vjeçari në krahun e tij do të ketë edhe publikun e zjarrtë që pritet të jetë prezent në Air Albania për t’u rritur edhe më shumë prestigjin në arenën ndërkombëtare e për të ndjekur ëndrrën e madhe të titullin kampion bote.
Njoftimi i Markut:
🇦🇱Florian marku VS Miguel Parra Ramirez 🇲🇽 Kam pritur gjithe karrieren time per tu rikthyer per nje ndeshje kaq te madhe ne Atdhe. Kjo eshte per te gjithe Shqipetaret dhe Shqiperine time.
Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time WBC Silver Interim kundra meksikanit 🇲🇽 Miguel Parra Ramirez ne nje stadium gjigand si Air Albania . Ju pres te gjithve atje…. I pres te gjith shqiptaret kudo qe jan neper bot ate dit ne Stadium 25 GUSHT 🇦🇱🔥