Efektet e “Instagramit” “Spanchatit” apo dhe “Faceapp” po përdoren masivisht nga vajzat, duke lënë anash natyralen dhe duke u përpjekur për të qenë sa më afër perfeksionit.
Këto aplikacione përveçse i bëjnë vajzat të duken bukur dhe sa më të kuruara në fotot e tyre të cilat i postojnë në rrjetet sociale, ndonjëherë i kthejnë ato dhe në “meme” në rrjet dhe ky është rasti i e operatores turistike, Florina Hizmo.
albsig
Së fundmi, gjatë një interviste të dhënë për “Opinion”, fotografët kanë shkrepur disa foto të Hizmos dhe Fevziut teksa ishin duke zhvilluar intervistë. Foto e cila ashtu si ishte e freskët nga aparati i fotografit, e paedituar, është postuar nga gazetari në llogarinë e tij në “Instagram”. Mirëpo, e njëjta foto e kaluar njëherë nëpër programe dhe e rregulluar është shpërndarë dhe nga Hizmo.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve të cilët kanë krahasuar foton e hedhur nga Fevziu me foton të postuar nga operatorja, duke thënë se ndonëse është e njëjta foto Florina Hizmo shfaqet krejt ndryshe.