Dashi
Dite shume e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy palët me humor te mire dhe gati për te bere edhe çmenduri te vogla. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe me mire te qëndrojnë me miqtë ne mënyrë qe te mos mërziten nga vetmia. Buxhetin do e menaxhoni me mjaft përkujdes dhe gjendja nuk do ketë përkeqësime, përkundrazi.
Demi
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni lirshëm me partnerin tuaj dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime te statusit dhe do mbeten ashtu si janë. Ne planin FInanciar do ju dalin vështirësi goxha te mëdha. Po nuk morët shpejt masa dhe ta ndryshoni situatën do keni probleme akoma me serioze.
Binjaket
Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ju pëlqejë sjellja e partnerit dhe mund te debatoni ashpër me te. Beqaret do jene ëndërrimtare te mëdhenj dhe do zhgënjehen pa mase nga realiteti. Nuk do jete dita e tyre me fat. Ne planin FInanciar fati do jete gjithë kohës me ju dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Mund te hiqni edhe para mënjanë.
Gaforrja
Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me qetësi me partnerin tuaj dhe emocionet do shumëFIshohen. Beqaret do e gjejnë papritur shpirtin e tyre binjak dhe nuk do mendohen dy here për te FIlluar një lidhje me te. Financat do jene te mira, por ka rrezik qe ju te shpenzoni pa u menduar dhe gjendja mund te destabilizohet.
Luani
Do ndërtoni një lidhje te qëndrueshme sot ju te dashuruarit dhe do FIlloni seriozisht te bëni plane për te ardhmen. Nuk do e mbani aspak mendjen tek e shkuara. Beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë personin ideal dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Te ardhurat do i menaxhoni me shume përkujdes e maturi kështu qe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.
Virgjeresha
Ka rrezik qe dita e sotme te jete e tensionuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Here pas here nuk do ndiheni aspak mire dhe do mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane dhe nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime. Ne planin FInanciar do i keni idetë e qarta dhe do dini si te veproni ne çdo moment.
Peshorja
Jeta juaj ne çift do jete goxha e mire gjate kësaj dite. Nuk do e lini asnjë çast pas dore partnerin dhe do kaloni momente fantastike pranë tij. Beqaret do e shfrytëzojnë ne pafundësi lirinë e tyre dhe do flirtojnë me cilindo qe do ju pëlqejë. Lidhje nuk do ketë, por do ndihen mjaft mire. Me shpenzimet tregohuni te logjikshëm dhe nuk keni për te pasur vështirësi.
Akrepi
Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te behet edhe me euforike sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta dhe do ndiheni me fat qe keni partnerin ne krah. Beqaret do kenë vetëm disa takime rutine, por asgjë për t’u veçuar. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm dhe gjendja ka për te qene e qëndrueshme. Po shpenzuat me sy mbyllur do përballeni me pasoja.
Shigjetari
Dite e mbushur me ulje dhe ngritje do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Secili prej jush do ketë mendimet dhe idetë e veta dhe nuk do i pranoje ato te tjetrit. Kjo do e ndeze gjithë kohës situatën. Beqaret do ngrenë shume pikëpyetje për jetën ne vazhdim, por nuk do guxojnë te hedhin hapa. Ne planin FInanciar do dini si t’i organizoni te ardhurat qe do FItoni.
Bricjapi
Urani do ndikoje negativisht sot tek jeta juaj ne çift dhe mund te lindin probleme te njëpasnjëshme mes jush dhe partnerit. Te dy do mendoni se keni te drejte dhe nuk do e ulni hundën. Beqaret do jene romantike dhe ka mundësi te bëjnë për vete disa persona njëherësh. Financat do jene te favorizuara gjithashtu dhe nuk do keni asnjë tronditje.
Ujori
Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do jene ende gati për te FIlluar një lidhje dhe nuk do pranojnë asnjë ftese qe do ju behet. Buxheti nuk do jete aspak ashtu si keni dashur. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse mund te mbeteni pa para.
Peshqit
Çështjet e zemrës nuk do ecin shume mire sot. Mundohuni te jeni pak me tolerante dhe te matur me kritikat nëse doni te riktheni harmoninë ne çift. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra pa menduar për asgjë tjetër. Ne planin FInanciar duhet te jeni shume te kujdesshëm pasi gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shume. Mos mendoni vetëm për te tashmen.