Seanca e Kuvendit është ndërprerë pasi në sallë kanë hyrë një grup fëmijësh gjatë kohës që kryeministri Edi Rama po mbante fjalën e tij.
Kryetarja, Lindita Nikolla kërkoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta. Ndërsa Rama nuk u kursye me thumbimet e tij ndaj ish kryeminstrit Sali Berisha i cili sapo hyri në sallën e kuvendit.
“Sillni fëmijët këtej para të shohin gogolin”-tha Rama.