Roberto Firmino nuk po e mendon largimin nga Liverpooli. Ditëve të fundi u spekulua shumë rreth të ardhmes së brazilianit, i cili u lidh me një largimin nga “Anfield Road”. Mirëpo, Firmino mes tjerash ka deklaruar se e do Liverpoolin, qytetin dhe tifozët e klubit.
“Unë e dua këtë ekip, qytetin dhe tifozët. Unë jam këtu në Liverpool dhe dua të qëndroj”, tha i për “TNT Brazil”. Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Juventusi nuk ka nisur bisedimet për transferimin e 30-vjeçarit, ashtu siç ishte raportuar. Ndryshe, Roberto Firmino me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.