Tirana ka zyrtarizuar sot firmën me mbrojtësin nigerian Husein Lukman, duke e bërë goditjen e radhës në merkato. Lojtari i cili ka një eksperiencë të pasur në vitet e fundit në futbollin shqiptar ku ka qenë pjesë fillimisht e Burrelit e më pas Kastriotit, është prezantuar sot në drekë te bardheblutë.

Lukman ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin bardheblu, ndërsa nuk ka vonuar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Futbollisti i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në qendër të saj, ka zbritur menjëherë në fushën stërvitore të kompleksit “Skënder Halili”, duke nisur punën me kampionët në fuqi të Shqipërisë.WhatsApp Image 2022-07-15 at 6.18.56 PM (1)

Ai pritet të jetë një alternativë më shumë për Shehin në ndeshjet e Ligës së Konferencës, por duket e vështirë që të aktivizohet menjëherë në radhët e skuadrës, pasi fillimisht duhet të kryejë fazë përgatitore. Edhe sot, 25-vjeçari ka nisur punën kryesisht me stërvitje individuale, në mënyrë që pak nga pak të kapë ritmin e shokëve të skuadrës.