Mjafton të përmendim emrin Donald Veshaj dhe secili e ka diçka për të thënë.
Duke filluar nga eksperienca e tij në Big Brother Vip e deri te ribashkimi me Bora Zemanin. Aktori akoma zgjon interes tek publiku dhe në të tilla rrethana çdo lëvizje e tij në rrjetet sociale ndiqet me kërshëri.
Nëse këtë herë mendoni se do të flasim për diçka në lidhje me moderatoren Bora Zemani, jeni gabim. Në fakt ka qenë mamaja e Donaldit e cila një ditë më parë ka festuar ditëlindjen.
Në këtë ditë speciale për të nuk ka munguar as një urim në rrjetet sociale nga Donaldi. Me shpirtin artistik që e karakterizon ai ka postuar dorën e kapur me nënën e tij, teksa shkruan: “Edhe 100 vjeç mami”,- duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Por, nuk mbaron me kaq. Donald Veshaj ka postuar edhe një video të nënës së tij ku tregon “dhuratën” që i ka bërë.
“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje,”-shkruan aktori.
Më herët në puntatën e parafundit të “Më Lër të Flas” aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë. Ishte pikërisht ky detaji që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në atë puntatë, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.
Menjëherë ndjekësit shpërndanë foto dhe video në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotëronin mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit.”