Këngëtarja Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj Thom Evans po shijonë pushimet nën shoqërinë e njëri- tjetrit në ishullin e Mykonos. 44-vjeçarja ka treguar linjat perfekte trupore teksa teksa pozoi në pishinë, e veshur me bikini në ngjyrë blu duke mbështjellë një mbulesë të gjelbër rreth belit të saj.
Me flokët e lëshuara mbi shpatulla, Nicole ka postuar një sërë pozicionesh në Instagram dhe kaq mjaftoi që komentet të vërshonin lumë. Fansat e këngëtares kanë mbetur të mrekulluar pas fotove, ku e komplimentojnë për format e saj trupore.
Kujtojmë se Nicole Scherzinger dhe Thom Evans prej kohësh janë duke shikuar romancën e tyre. Madje, flitet se 43-vjeçarja dhe i dashuri i saj kanë planifikuar ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.