Ajo kohët e fundit ka shijuar një udhëtim në ishull rreth Italisë, duke marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Taormina javën e kaluar.

Dhe tani, Eva Longoria është në Capri ndërsa është fotografuar duke shijuar një ditë në jaht me familjen e saj. Duke treguar linjat e pabesueshme trupore, 47-vjeçarja veshi një palë bikini të bardha me printe. Aktorja e njohur dukej në humor të mirë për ditën e mbushur plot argëtim, teksa iu bashkua bashkëshorti i saj Jose dhe djali i saj Santiago, katër vjeç.

Santiago dukej i adhurueshëm i veshur me një palë mbathje noti ngjyrë rozë, ndërsa ishte në krahët e nënës së tij, ku Jose u afrua pranë tyre me një peshqir të mbështjellë rreth trupit të tij.

Duke shfrytëzuar sa më shumë oqeanin e mrekullueshëm, Eva u zhyt në detin e pastër, ndërsa Santiago ngriti krahët në ajër për ta brohoritur.

Familjes iu bashkua një grup i madh miqsh në varkë, teksa qeshnin mes njëri-tjetrit dhe dukeshin në humor të mirë.