Në kohën kur flitet për një shtim të rasteve të koronavirusit, e shumë vende përgatiten për një valë të re në shtator, një numër i madh shtetesh europianë po bëjnë të kundërtën e asaj që mund të pritej prej tyre në këtë situatë: ato janë duke i reduktuar masat mbrojtëse ndaj sëmundjes.
Austria vendosi të heqë detyrimin e izolimit, Franca i rrëzoi të gjitha masat. Në Gjermani, diskutimet mbi këtë temë po vazhdojnë.
Parlamenti francez miratoi një ligj që rregullon përfundimin e të gjitha masave kundër koronavirusit nga 1 gushti, edhe pse ekziston mundësia e kryerjes së testeve të detyrueshme për Covid 19 në vend.
Në Austri, izolimi i detyrueshëm i personave që rezultojnë pozitivë me koronavirus do të shfuqizohet gjithashtu nga 1 gushti. Kur nuk ndihen të sëmurë, personat e infektuar do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Johannes Rauch (të Gjelbrit) në një konferencë shtypi. të sëmurët thjesht duhet të mbajnë një maskë FFP2 – me përjashtim të rastit kur janë janë jashtë dhe mund të mbajnë një distancë prej dy metrash nga njerëzit e tjerë.
Edhe të punuarit kur ke një test pozitiv do të jetë i mundur – por vetëm në profesionet ku mbajtja e maskës është e mundur. Ministri austriak foli për një “fazë të re të pandemisë”, e tha se situata është ndryshe nga ajo e vitit 2020, kur u përballëm me një virus të panjohur me një “kuti mjetesh bosh”.
Ndërkohë, jo vetëm që qarkullon një variant me histori më pak serioze, por kemi edhe kundërmasa si vaksinimi dhe mjekimi. Prandaj, theksoi ai, jemi “të përgatitur mirë për një fazë të re në luftën kundër pandemisë”. Rauch shtoi se u frymëzuan nga shtete si Danimarka, Norvegjia, Britania e Madhe, Spanja dhe Zvicra, ku rregullat e karantinës janë hequr pjesërisht për një kohë të gjatë, e ku nuk ka pasur më mbushje të spitaleve.