5 milionë euro. Kjo është shifra që është e gatshme të ofrojë Valencia për të fituar shërbimet e Elseid Hysaj. Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, mbrojtësi shqiptar i Lazios është në listën e dëshirave të trajnerit të këtij ekipi, Genaro Gattusso.
Hysaj shihet si një alternativë e mirë nga krahët, pasi posedon cilësi që përshtaten shumë me lojën që praktikon tekniku Gatusso. Propozimi i klubit të La Liga nuk duket shumë serioz, pasi në kryeqytetin italian vështirë se do pranojnë të privohen nga shërbimet e një lojtari të tillë për kaq pak para.
Gjithsesi, situata mund të ndryshojë gjatë tratativave. Elsi Hysaj ka luajtur vetëm 1 sezon te Lazio dhe ka veshur bluzën Biancoceleste 29 herë në kampionat.