E ardhmja e Marco Asensios është ende e paqartë. Reprezentuesi spanjoll është i lidhur me një largim nga Real Madridi këtë verë, por ai u aktivizua në ndeshjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, për Asension vazhdon të raportohet se nuk është në planet e klubit dhe trajnerit, Carlo Ancelotti, për sezonin e ardhshëm – transmeton Gazeta Express.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se Manchester United ka shprehur interesim për 26-vjeçarin, pasi trajnerin Erik ten Hag dëshiron të përforcohet ende në fazën e sulmit.
Në anën tjetër, edhe Real Madridi e preferon shitjen e Asensios këtë verë, pasi ai mund të largohet me parametra zero në vitin e ardhshëm.
Ish-futbollisti i Malagas me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Për Marco Asension thuhet se interesim kanë shfaqur edhe Liverpooli e Milani.