Deputetja demokrate Grida Duma u tregua e ashpër në gjuhën e saj në Kuvend kundrejt kryeministrit Edi Rama.
‘Ti je aktori më i madh këtu! E përdor gojën për të nxjerrë jashtëqitje. Ju e votuat Srebrenicën pasi dikush këtu ju futi në një kurth politik dhe u nxorët kartonat e kuq e votuat kundër, por më pas erdhët një pas një jave si çeço e votuat denoncimin e masakrës së Srebrenicës. Ne do ta votojmë Dick Marty, se nuk bëjmë ne thika pas shpine me Kosovën.’ – tha Duma.