Qendra e koordinimit, e cila do të mbikëqyrë eksportin e grurit ukrainas, është hapur në Stamboll. Gjatë një fjalimi, Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se qendra “ka një kuptim të veçantë për të gjithë botën dhe do të veprojë vetëm për qëllime humanitare”, sipas CNN.
Qendra e koordinimit ishte një nga pikat kryesore të marrëveshjes së grurit të rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës nën udhëheqjen e OKB-së dhe Turqisë. Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar të premten, anijet me drithëra do të lundrojnë nëpër korridoret e sigurta në Detin e Zi dhe më pas do të kalojnë nëpër ngushticën e Bosforit – një korridor i rëndësishëm transporti në veriperëndim të Turqisë -në mënyrë që të arrijë në tregjet globale.
Sipas Akar, marrëveshja e nënshkruar nga palët do të jetë e vlefshme për 120 ditë dhe do të vazhdojë nëse palët nuk kërkojnë përfundimin. Ai u tha gazetarëve dhe zyrtarëve se vazhdon përgatitja e anijeve të para të ngarkuara me grurë për t’u larguar nga portet e Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Akar u zotua se Turqia do të përpiqet për të siguruar që “puna në qendrën e përbashkët të koordinimit të vazhdojë intensivisht”.