“Ditë historike për Shqipërinë”, e cilësoi sot ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka hapjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur”, u shpreh Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

“Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, tha Xhaçka.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.