Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas lajmit të misioni për shpëtimin e disa turistëve cekë në bjeshkët shqiptare midis Valbonës dhe Thethit, ku u përfshin forca të rendit dhe helikopterë.

“Vazhdojnë aventurat e pa kontrolluara të turizmit malor! Tre të rinj nga Çekia përfundojnë afër greminës, ku u bllokuan për dy ditë pasi kishin humbur rrugën dhe pa ditur ku të shkojnë! Si është e mundur që për të disatën herë turistët lëvizin pa udhërrëfyes?” thotë mjeku në postimin e tij.

Brataj shton se “ky nuk është turizëm, kjo do të thotë të diskutosh jetën! Rrezik jete për personelin mjekësor, rrezik jete për punonjësit e policisë, por akoma më shumë rrezik jete për pilotët! Stop aventurave ku rrezikohet jeta!”, ishin fjalët e tij.