Duke nisur nga dita e sotme, shtetasve nga Rusia do t’u kërkohet vizë nëse do të duan që të futen ën Ukrainë. Kjo pasi sot hyn në fuqi vendimi i Kievit për heqjen e regjimit pa viza që prej një dekade lehtësonte udhëtimin përtej kufijve për qytetarët e të dy vendeve.
Vendimi për t’i dhënë fund regjimit pa viza u njoftua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, pas një peticioni nga një qytetar ukrainas. Zelensky tha se në një kohë kur Rusia ka pushtuar vendin, ai mbështeti vendosjen e kontrolleve më të rrepta për hyrjen e qytetarëve të saj.