“Vala” e të nxehtit ekstrem që prej disa ditësh ka prekur Europën jugperëndimore pritet të arrijë kulmin sot në Spanjë, ku termometri kalon 45 gradë Celsius. “Sot presim të jetë dita më e nxehtë e kësaj vale të nxehtit”, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Spanjoll (AEMET).

Pothuajse e gjithë Spanja u vu në alarm dje, me përjashtim të arkipelagut të Ishujve Kanarie. Andaluzia, Extremadura dhe Galicia janë në alarm të kuq.

Temperatura më e lartë u regjistrua në orën 17:30 në Almonte, Andaluzi, ndërsa disa qytete në Spanjën jugore, duke përfshirë Seviljen, Kordobën dhe Badajozin, kaloi mbi 44 gradë Celsius.

Në fund të javës temperaturat do të bien në Spanjën jugore dhe perëndimore, ndërsa kushtet do të mbeten të vështira në veriperëndim të vendit pasi vala e të nxehtit lëviz drejt veriut, Francës dhe më pas Britanisë.

Piku i valës së të nxehtit në Francë pritet të dielën dhe të hënën , sipas parashikimit të djeshëm të shërbimit meteorologjik francez.