Procedohet penalisht autori i ndezjes se një zjarri ne nje siperfaqe toke te mbjellur me ullinj në Fier.
Policia e Fierit referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 60 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Lalar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.
Nga ky zjarr u dogjen qindra rrenje ullinj.