Sulmuesi Mauro Icardi nuk e ka në plan që të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mediumi francez “Foot Mercato” raporton se ish-futbollisti i Samprodias dhe i Interit e ka ndarë mendjen sa i përket të ardhmes së tij.

Roma, Nice dhe Monza janë skuadrat që kanë treguar interesim për shërbimet e sulmuesit argjentinas, ndërsa edhe vetë kampioni aktual i Ligue 1 është i interesuar për ta shitur lojtarin.

Mirëpo, Icardi është i lumtur në PSG dhe nuk dëshiron të largohet. Mbetet të shihet gjatë kësaj vere nëse do të ketë vend për të apo jo në sulmin “vrasës” të parisienëve.