Inflacioni britanik është rritur në një nivel të ri 40-vjeçar, pasi çmimet e karburantit dhe energjisë u rritën në mes të rritjes së kostos së jetesës, sipas shifrave zyrtare.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se inflacioni i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI) u rrit në 9,4% në qershor, nga 9,1% në maj.
Ky mbetet niveli më i lartë që nga shkurti i 1982-shit dhe rëndon akoma më shumë kosto për familjet dhe bizneset me para të kufizuara.
Grant Fitzner, kryeekonomist në ONS, tha se “inflacioni vjetor u rrit përsëri për të qëndruar në nivelin e tij më të lartë për mbi 40 vjet. Rritja u nxit nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, këto u kompensuan vetëm pak nga rënia e çmimeve të makinave të përdorura”.
Kancelari i sapoemëruar Nadhim Zahawi dhe guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, janë zotuar të dy të vënë nën kontroll inflacionin.