Inflacioni i Eurozonës ka arritur një tjetër rekord dhe kriza e kostos së jetesës në Evropë është thelluar.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e konsumit shkuan 8.6%, duke e kaluar vlerën e inflacionit të muajit maj me 8.1%, si dhe parashikimin e bërë për muajin qershor.

Kjo rritje e fundit rrit presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane për të filluar rritjen e normave të interesit nga nivelet më të ulëta rekord këtë muaj.

Rritja u nxit kryesisht nga çmimi i lartë i energjisë, por gjithashtu edhe si pasojë e rritjes së kostos së ushqimeve, mallrave dhe shërbimeve.

Energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në qershor (41.9%, nga 39.1% në maj), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (8.9%, nga 7.5%), mallrat industriale joenergjetike (4.3% nga 4.2%) dhe shërbimet (3.4%, ulje nga 3.5% në maj).

Inflacioni është rritur në mënyrë të qëndrueshme për më shumë se një vit tashmë, i nxitur fillimisht nga goditjet që pësoi oferta pas pandemisë dhe tani nga rritja e çmimit të energjisë si pasojë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

https://www.theguardian.com/business/live/2022/jul/01/factory-slowdown-recession-fears-markets-ftse-dow-dax-business-live