Disa ditë më parë, moderatorja Dojna Mema tregoi se partnerin e saj, Vlashent Satën arriti t’ja prezantonte babait në vitin e fundit të jetës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Sot i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Vlashenti ndau më shumë detaje rreth prezantimit të tyre, duke u shprehur shumë i lumtur që ishin njohur.
Ai i emocionuar theksoi se do të donte ta jetonte pak më shumë, pasi i bashkonte pasioni për muzikë dhe jo vetëm.
“Shiko përgjithësisht unë jam shumë emocional si natyrë. Kur kam njoh Dojnën, ajo ishte pak më e tërhequr, pak më e ftohtë dhe unë habitesha. Ishte thjesht mënyra e saj që të mos i përjetonte më shumë gjërat. Faktikisht është më e ndjeshme se unë, e kam kuptuar me kohën. Më janë dashur shumë kohë për ta kuptuar këtë gjë. Kur ne jemi njohur, shumë pak pasi ne jemi njohur, babi i Dojnës ishte diagnostifikuar me një sëmundje shumë të rëndë dhe ne e dinim të gjithë që nuk ishte një sëmundje që mund të kalohej lehtë. Edhe nuk ka qenë as kërkesë e Dojnës dhe as dëshirë e imja, po të dyja palët bashkë. Edhe unë do të doja ta takoja, si një lloj forme kompesimi të një lloj gjëje që po mund të mbaja ndonjë peshë për dashamirësi. Edhe ndodh që babi i Dojnës ishte një person jashtë mase i lidhur me muzikën, edhe më i lidhur nga familja e Dojnës. Kishte raste që diskutonim bashkë, flisnim për muzikën, ishte një diskutim interesant se duke mos e njohur njëri-tjetrin dhe duke pasur ndroje të dyja palët, edhe ndodhte që këndoja. Edhe kuptoja që nëpërmjet këndimit në piano apo në kitarë, kalonte ajo pjesa e kohës që nuk e kishim kaluar. Me thënë të drejtën se bëhem shumë emocional, ka qenë një moment shumë i fortë kur unë këndoja dhe ai dëgjonte dhe e përjonte shumë fort. Me kalimin e kohës, e ëma e Dojnës më tregonte më vonë që ai mburrej mbas asaj dite te vëllezërit e vetë te shokët e vetë. Unë ndërkohë nuk dija gjë se nuk më vinin këto fjalë, isha në Francë shumicë e kohës, Dojna vinte atje dhe unë vija më pak këtu. Ka qenë moment shumë i fortë se është bukur kur ti krijon kujtimet me njerëzit afër apo larg”, tha Vlashenti.