Por ky sukses i reperit nuk ka qenë i menjëhershëm. Mozzik duket se është bërë nostalgjik për karrieriën e tij në muzikë ku ka dhënë dhe një mesazh motivues për të gjithë ndjekësit e tij.
Reperi publikoi në InstaStory disa foto kur ishte në fillimet e karrierës së tij: një djalë i ri, pa eksperiencë dhe deri në ditën e sotme: tashmë një artist i suksesshëm dhe që gëzon një famë të madhe.
Pas fotove ai postoi dhe një status ku shprehet se fillimet e tij kanë qenë shumë të vështira, madje është shkelur dhe poshtëruar por nuk u ndal asnjëherë.
Mozzik iu drejtua ndjekësve me një mesazh duke i thënë që ‘të kenë shumë besim dhe një qëllim të qartë në vetvete’.
“Mozziku ishte një dialë i ri që ka punuar shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I hjektë deri te Zoti! I shkelur e i poshtëruar po kurrë s’jam ndal! Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcy vec më t’fort m’kan bo!
Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë i qartë dhe fokusi yt ndriçon dhe e din mendja e zemra ku ti po don me shku është gjëja më e bukur”- shkroi reperi.