Gleison Bremer është kthyer në një telenovelë verë. Mbrojtësi brazilian do të ndërpresë bashkëpunimin me Torinon, por fillimisht i duhet të gjejë një skuadër të re.
Mediat italiane tregojnë edhe situatën e momentit. Sipas asaj që shkruhet, Interi do të ketë një takim me klubin Granada sonte për të diskutuar ccështjen e transferimit të futbollistit.
Për momentin zikaltërit nuk janë favorit. Kjo vjen për vetë faktin se nënkampionët e Italisë nuk janë të gatshëm të shkojnë më shumë sesa një propozim për huazim me detyrim blerje.
Pas dere qëndron Juventus. Bardhezinjtë po presin me para në duar, pasi të hollat sapo i siguruan nga shitja e de Ligt te Bayerni. Kushurinjtë nga Torino kanë gati 35 milionë euro plus bonuse.