Pothuajse dy muaj më parë Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke treguar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze. Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja janë bashkë prej disa muajsh.

Së fundmi, çifti kanë drekuar me njëri-tjetrin dhe Laureta nuk e ka kursyer një foto në rrjete sociale. Ajo ka treguar se ka frikë mos ia marrin mësysh Robertin dhe prandaj e ka veshur me blu.

“Kam nisur ta vesh me blu që të mos e marrin mësysh”, ka shkruar Laureta.