Mats Hummels po mendon tërheqjen nga futbolli. Diçka të tillë e ka pranuar vetë mbrojtësi 33 vjeçar i Dortmundit, në një intervistë të dhënë për Ruhr Nahrichten.
“I thashë Sebastian Kehl se nëse do të isha në vendin e klubit nuk do të rinovoja kontratën time. Megjithatë, për momentin jemi të qetë. Padyshim që po mendoj të tërhiqem, por është një zgjedhje që do ta bëj spontanisht” – Tha ai. Gjermani Hummels është një emër mjaft i njohur në Bundesligë, pasi më parë ka luajtur edhe për Bayernin.