Harry Maguire do të jetë kapiten i Manchester United edhe për sezonin që vjen. Lajmi ka ardhur nga trajneri i ri i “Djave të kuq”, Ten Hag, në konferencë për shtyp.
“Harry Maguire është kapiteni. Unë duhet të njoh të gjithë lojtarët, por ai është një kapiten i vendosur dhe ka pasur shumë suksese. Unë nuk e shoh këtë si problem” – Tha ai.
Ky vendim është surprizë për të gjithë, pasi mbrojtësi Maguire vjen nga një edicion nën nivelin mesatar. Futbollisti i prapavijës ishte objekt talljeje në rrjetet sociale për shkak të gafave që i kanë kushtuar jo pak skuadrës, por si duket “timonieri” i ri mbyll njërin sy.