Ylli Manjani, mbështetësi kryesor mediatik i Sali Berishës, thotë se Shqipëria do të përfundojë si Sri Lanka.
“Nuk e di ç’këshilla kanë dhënë në Sri Lanka këta laskaret e rilindjes sonë, por në Shqipëri kanë rilindur Suden.
Piramidë e pastër!
Borxhi publik i lartë. Fuqia punëtore në emigrim. Shpenzimet publike tejet të larta. Korrupsioni gjithnjë e më i lartë. Taksat ekstremisht të larta. Çmimet lart e më lart.
Rrogat e ulëta. Puna është gjithnjë e më e vështirë. Të ardhurat nga puna nuk mjaftojnë. Siguria, arsimi, shëndeti gjithnjë e më të pasigurta.
Paratë e informalitetit janë i vetmi burim që mbajnë në këmbë Sude-shtetin. Bëjn kulla e pastrojnë pare.
Ja do bëjnë edhe amnistinë, d.m.th në e hëngërt njeri të depozitojë para në bankat e Sude-Shtetit, do paguajnë edhe këstin e nji viti të borxhit, po pastaj?!
Si Sri Lanka do mbarojë se s’ka llogjikë…”, shkruan ai.