Prokuroria e posaçme kerkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin per deputet te LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para ne kembim të shtitblerjes së votave.

Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilti i janë dhënë parat nga Joka. Nderkohë vet ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithcka ka qene e stisur nga kundershtaret e tij politik si Alqi Bllako i arrestuar për Inceneratoret.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtaret e Jokës në zgjedhje. Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.