Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Juventus, me francezin i cili u rikthye në Torino pas 6 vitesh.
Aventura e dytë te Manchester United u konsiderua një dështim për Pogba dhe së fundmi për këtë çështje ka reaguar edhe ish-shoku i skuadrës te Juventus, Barzagli.
SuperSport shkruan se ish-mbrojtësi ka mbështetur këtë lëvizje të francezit dhe e ka mbrojtur nga kritikët.
“Në Manchester ai vuajti faktin e 105 milionë eurove të investuara për të. Ai ishte gjithë kohës në presion dhe kjo ka ndikuar te rendimenti i tij. Nga jashtë nuk e percepton presionin që duhet të durojë një djalë, sado i ri, kur pritshmëritë janë shumë të mëdha. Megjithatë, cilësitë e tij nuk diskutohen. Ai është ende i ri dhe është në gjendje të ndryshojë, jo vetëm veten, por edhe skuadrën. Ka mentalitet fituesi. Unë besoj se ai do të ketë një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe Juventus është rruga e duhur”, tha Barzagli