LPG Gas Bottles. LPG plant

Fikni gjithmonë televizorët, magnetofonët dhe kompjuterët kur nuk janë në përdorim apo preferoni sobat me dru ose bëni dush dy herë në javë në vend që të bëni banjë në vaskë, pasi kjo do t’ju kursente 100 euro në vit, janë këshillat që gazeta më e madhe gjermane ”Bild” u jep qytetarëve.

Por, nuk mbaron me kaq.

Bëni blerje në mbrëmje për të përfituar nga zbritjet e minutës së fundit, preferoni ujin e pijshëm sesa ujin në shishe, pasi një familje me katër persona mund të kursejë deri në 230 euro në vit.

Në trazirat nga kriza e gazit, ”Bild” është i zënë me punë dhe bën një listë me 25 këshilla ditore për të ndihmuar gjermanët për të shpëtuar.

Mund të ketë një ndalim të plotë të gazit rus përmes ”Nord Stream 1”, rritje faturash, sidomos të energjisë, deri në 3 500 euro në vit për familjet me katër persona.

”Bild” më pas shpjegon se si të ajrosen dhomat pa e harxhuar nxehtësinë, përpara një dimri më të gjatë dhe më të ftohtë.

Hapini dritaret për vetëm pesë minuta dhe vetëm tri herë në ditë.

Dhe këshillat vazhdojnë.