Kryeministrja e Moldavisë ka deklaruar se është shumë e shqetësuar për një pushtim të mundshëm rus të vendit të saj.

“Askush nuk është i sigurt”, ka thënë ajo. “Është një skenar hipotetik për momentin, por nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej në pjesën jugperëndimore të Ukrainës dhe drejt Odesa-s, atëherë, sigurisht, ne jemi shumë të shqetësuar”, ka thënë Natalia Gavrilița.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, veçanërisht duke pasur parasysh që trupat janë në territorin e rajonit të Transnistria”, shtoi Gavrilița.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të siguruar që luftimet të mos përshkallëzohen”.

“Nëse një vend mund të fillojë një luftë aneksimi pa asnjë respekt për ligjin ndërkombëtar, atëherë në këtë kuptim, askush nuk është i sigurt”.

“Unë mendoj se shumë vende janë të shqetësuara”, tha ajo.