Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se një takim me Metën është i mundshëm në çdo kohë, teksa iu përgjij pyetjes se kur ish-presidenti do të ngjitet në shkallët e selisë blu, për të konfirmuar bashkëpunimin.

“Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm. Edhe kur zoti Meta ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë”, tha Berisha.