Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari mirëpriti sot Komisionerin Federal Gjerman të Drogave, Burkhard Blienert në Ministrinë e Brendshme.
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer aktual mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, programet e zhvillimit alternativ me GIZ Albania, përvojën gjermane dhe nismën e qeverisë për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, theksoi Lamallari në një postim në rrjetet sociale.
Gjiithashtu, shtoi Lamallari në takim u fol edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave më të mira ndërkombëtare, në veçanti Konventave dhe Rezolutave të UNODC – United Nations Office on Drugs and Crime dhe rekomandimeve të Agjencisë për Drogat të Komisionit Evropian (EMCDDA).