Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin edhe tek vendet e tjera duke bërë që të marrin masa dhe të shtojnë sigurinë, sipas mediave të huaja.
Së fundmi për të parandaluar çdo rrezik që mund të vijë nga Rusia, Letonia synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të prezantojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë.
“Siguria është përparësia e politikës sonë. Sot 2.5% e PBB si shpenzime të mbrojtjes mund të mos jenë të mjaftueshme. Tani do të duhet të shqyrtohen ndryshimet nga Parlamenti”, janë shprehur autoritetet në Lituani.