Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka treguar se djali i saj dhe i presidentit Zelensky dëshironë të bëhet ushtar pas luftës në vendin e tij.
Zelenska tregoi në një intervistë për NBC se e vetmja gjë që djali i saj 9-vjeçar, Kyrylo, dëshironë të bëjë është, janë artet marciale dhe të mësojë si të përdorë një armë.
Duke folur për ndikimin e luftës pesë mujore me Rusinë tek djali i saj, ajo tha: “Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht. Por pas pushtimit të Rusisë, e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar. Nuk mund ta kthej atë te arti dhe shkencat humane. Dhe kjo është ajo që unë me të vërtetë dua të siguroj, është që fëmijëria e djalit tim t’i kthehet atij dhe që ai ta shijojë jetën e tij në maksimum”, tregoi ajo.
Zonja Zelenska, e cila është gjithashtu nënë e 18-vjeçares Oleksandra, foli për gjendjen e vështirë të fëmijëve dhe prindërve të tjerë gjatë vizitës së saj në SHBA.
Gjatë një fjalimi 15-minutësh në Kongresin Amerikan të mërkurën, ajo prezantoi foto dhe video të fëmijëve ukrainas që janë vrarë ose plagosur gjatë luftës.
Gjatë vizitës së saj në SHBA, zonja Zelenska – e cila ka marrë një rol më publik kohët e fundit – u takua gjithashtu me Presidentin e SHBA Joe Biden, Zonjën e Parë Jill Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.