Gjermania do të ndalojë plotësisht blerjen e qymyrit nga Rusia. Ndalimi do të bëhet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor,. Por sfida më e madhe e Berlinit do të jetë plotësimi i boshllëkut të madh që do të krijohet kur BE të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Moska, sasia e të cilit arrin në 158 mld metra kub në vit.

“Ne do të ndalojmë blerjen e qymyrit rus brenda disa javësh ,” tha zëvendësministri i financave i vendit Gerg Kukis.

Gjermania po ndërton terminale për të importuar gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të filluar plotësimin e boshllëkut të madh të furnizimit me gaz, por Gerg Kukis vuri në dukje se SHBA dhe Katari mund të shesin vetëm 30 miliardë metra kub në Evropë, një sasi e cila nuk është e mjaftueshme.