Manchester City nuk ka ndërmend të shesë Bernardo Silvan te Barcelona këtë ver, pavarësisht raporteve nga Spanja që pretendojnë se kampionët e Premier League i kanë thënë agjentit të mesfushorit se ai mund të largohet për më pak se 70 milionë funte.
Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka bërë portugezin një objektiv kyç teksa ai kërkon të rindërtohet në Nou Camp dhe ai po përpiqet të mbledhë paratë duke e larguar mesfushorin holandez Frenkie de Jong në Manchester United.
“Dritë e Kuqe” për Granit Xhakën, futbollisti kosovar do të përballet me g…
Është raportuar se City i ka dhënë super-agjentit Jorge Mendes dritën jeshile për të nënshkruar një marrëveshje me një çmim të volitshëm.
Por fjala nga Etihad është se Pep Guardiola ende e sheh 27-vjeçarin si një pjesë të madhe të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.