Mbi 100 000 banorë që u larguan nga lufta në Ukrainë janë strehuar në Britaninë e Madhe përmes skemave të vizave, sipas burimeve qeveritare.

Rreth 104 000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes skemave të vizave që nga e hëna, treguan shifrat e publikuara nga Zyra e Brendshme dhe Vizat dhe Emigracioni në Britaninë e Madhe.

Pika historike u arrit më shumë se katër muaj pasi skemat e vizave të qeverisë nisën të zbatoheshin në mars.

Në total përfshihen 31 300 refugjatë ukrainas përmes skemës familjare dhe 72 700 të tjerë përmes skemës së sponsorizimit Homes for Ukraine.