Mbreti luan! Ronaldo është në 11-ën e Manchester United për miqësoren me Rayon.
Portugezi ka munguar në tërë ndeshjet para sezonale me Djajtë e Kuq, por tani është kthyer pak para sezonit të ri.
Cristiano Ronaldo është në formacionin startues të Manchester United e që do të përballet sot në miqësoren e fundit me Rayo Vallecano, pavarësisht së ka pasur thashetheme së ai po kërkon të largohet këtë verë. 37 vjeçari është përzgjedhur nga Erik ten Hag në formacion pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë nga pesë ndeshjet e tjera para sezonale.
Ronaldo kishte dhënë shenja edhe më parë që do të luajë në këtë miqësore ku i kishte komentuar një ndjekësi në rrjetet sociale me komentin “Mbreti do të luan”, ku ishte besuar se ai do të jetë në bankë, por Ten Hag do të startojë më të nga fillimi në Old Trafford.