Pas Lulzim Bashës, Ilir Meta është kthyer tek Edi Rama duke e cilësuar si vjedhës të pamëshirshëm dhe thotë se përdori firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë. Për këtë i referohet aferës së inceneratorëve.

“Teksa qeveria ecën me hap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin e saj, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit. Në krye është Edi Rama, një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo vec mes buxhetit të shtetit, jo të të dhënave të qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.

Nuk ka asnjë lidhje me socialistët. Ky është mjeshtër i paparë për të korruptuar, për të shantazhuar e përçarë. Nuk është ky thjesht problemi, ecën me shpejtësi korrupsion dhe shumica e familjeve shqiptare ecin me varfëri sepse korrupsioni dhe varfëria janë të lidhura bashkë. Vjedh edhe në pandemi. Veç tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa kanë marrë në Shqipëri, gati zero, në Serbi merrnin gati 100 euro në muaj. Ai nuk është i paaftë, por është i pacipë”, tha Meta.